Eskalon diskriminimi i 120 mijë bullgarve në Maqedoni, tha Radev pas seancës së Këshillit të Sigurisë!


 

Bullgaria do të vazhdojë ti bllokojë eurointegrimet maqedonase, ndërsa jep dritë jeshile për bisedimet me BE-në për Shqipërinë, pas mbledhjes së sotme të Këshillit të sigurisë bullgare, të thirrura nga presidenti Rumen Radev.

Në mbledhje morrën pjesë edhe përfaqësues të gjitha partive parlamentare në Bullgari, si dhe kryeministri i ri Rumen Radev, cili më 18 janar vjen në Shkup.

Radev në press konferencë pas takimit, ripërsëriti qëndrimet e tij, se Maqedonia nuk ka bërë asgjë për realizimin e marrëveshjes për Fqinjësi të mirë, si dhe faktin se eskalon diskiriminimi i Bullgarvë në RMV.

‘4 vite pas nënshkrimit të marrveshjes në vitin 2017, RMV nuk arriti ta përmbush atë. Nuk ka as garancë për përmbushjen e obligimeve të marra. Politika e njejtë me dekada për diskriminimin e maqedonasve Bullgar, nga të cilët 120 mijë janë shtetas bullgar dhe anëtarë të BE-së në kohën e fundit ka eskaluar me sulme të hapura publike ndaj tyre’, tha Radev.

Baby Boo