Eskalojnë tensionet mes VV-së dhe PSD-së, përleshen fizikisht aktivistët e dy subjekteve


Largimi i shumë aktivistëve dhe zyrtarëve nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe krijimi i një partie të re nga të pakënaqurit, ka bërë që tensionet mes të dyja taborëve politike të thellohen edhe më shumë.

Tensionet në mes aktivistëve të VV-së dhe aktivistëve tashmë të Partisë Social Demokrate, kanë eskaluar në dhunë fizike.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe të shtunën pas mesnate, ku aktivisti i VV-së, Egzon Azemi ka sulmuar fizikisht anëtarin e PSD-së, Bardh Ahmetin.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar anëtari i PSD-së, Nol Nushi.

Sipas Nushit, e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të urrejtjes që kanë mbjell drejtuesit e VV-së ndaj të pakënaqurve, që kanë dalë nga ky subjekt.

“Rasti ka ndodhur të shtunën pas mesnate. Këta nuk kanë pasur ndonjë konflikt paraprak. Sulmi ka ndodhur tinëzisht dhe pa treguar asnjë arsye. Urrejtja që kanë mbjell drejtuesit e VV-së ndaj të pakënaqurve sjell pasoja të tilla. Kjo ka filluar nga Facebook-u dhe ka eskaluar në këtë situatë”, ka thënë Nushi.

Ai ka kërkuar që kjo sjellje të ndalet, duke theksuar se nga gjestet qyqare nuk përfiton askush.

Baby Boo