ESHTRAT E BABAIT TË KËNGËTARES SHQIPTARE KTHEHEN NË VENDLINDJE: MIRËSERDHE HEROI IM! (FOTOT)


Rreth një muaj më parë qeveria e Kosovës, i premtoi këngëtares Leonora Jakupi se eshtrat e babit të saj do të ktheheshin në vendlindje. Qazim Jakupi, babai i këngëtares ka rënë dëshmorë gjatë luftës në Kosovë.

Ditën e djeshme amaneti i babait të saj u realizua, pas 20 vitesh trupi i tij do të prehet në Kosovë. Eshtrat e Qazim Jakupit dhe kolonelit Ahmet Krasniqi me nderime shtetërore hynë në Republikën e Kosovës.

Këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram këtë moment emocionues të shumëpritur për të. “Mirë se erdhe në Kosovën e lirë Heroi im”- shkruan këngëtarja mbi foton e autokolonës.

Republika e Kosovës tërhpqi nga Shqipëria eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, të cilët do të rivarrosen sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Baby Boo