Është ulur nataliteti, ndërsa është rritur mortaliteti në tremujorin e tretë të vitit 2021


Numri i lindjeve të foshnjeve të gjalla në tremujorin e tretë të vitit 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur me 3.8 për qind dhe është 5 065 lindje të gjalla, përderisa numri i vdekjeve në tremujorin e tretë të vitit 2021 shënon rritje prej 30.7 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2020 dhe arrin në 7 209 persona, prej tyre 14 foshnje, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës, për lëvizjen natyrore të popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë shtimi natyror është -2 144, që do të thotë se numri i foshnjave të lindura gjallë është më i ulët se numri i vdekjeve.
Numri i martesave në këtë tremujor të vitit është rritur 11.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke arritur në 4 398 martesa, përderisa sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, janë siguruar 480 raporte për të divorcuar.

Baby Boo