Është shkarravitur dhe shkulur tabela e Aleksandrit të Madh në qendër të Shtipit


Është shkulur dhe shkarravitur një tabelë e sapo vendosur para përmendores së Aleksandrit të Madh në qendër të Shtipit, e cila shpjegonte për origjinën e tij. Autori për të cilin ende nuk dihet kush është, veprimin e ka bërë gjatë natës së kaluar.

Më herët gjatë ditës, fotot e përmendores dhe pllakës përpara tij u shpërndanë në rrjetet sociale si pjesë e detyrimeve të ndërmarra nga Marrëveshja e Prespës.
Përmendorja e Aleksandrit të Madh u vendos katërmbëdhjetë vjet më parë në sheshin në Shtip, si donacion nga biznesmeni nga Shtipi Slave Ivanov. Skulptura është vepër e profesorit të universitetit dhe skulptorit akademik Nikola Smilkov. Ky monument është i vetmi i Aleksandrit të Madh në Shtip.

Baby Boo