Është nisur procedurë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, që ti merret licenca për punë kompanisë “Besa Trans”


Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se tashmë ka nisur procedura për marrjen e licencës së punës ndaj kompanisë “Besa Trans”, autobusi i së cilës u akasidentua në Bullgari duke shkaktuar humjen e së paku 45 jetëve, përcjell TV21. Boçvarski njoftoi se Qeveria sot so të obligojë Inspektoratin për Transport që të kryej kontrolle në kompani.

“Në këtë moment, transportuesi ka licencë të rregullt për transport ndërkombëtar pasagjerësh. Në kuadër të kompetencave të saj, Ministria lëshon një licencë si dhe një ekstrakt nga licenca për transport ndërkombëtar pasagjerësh, për çdo mjet individualisht. Konstatojmë se automjeti nuk është raportuar nga transportuesi dhe për rrjedhojë automjeti nuk është në bazën elektronike të të dhënave në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve”, tha Boçvarski.

Baby Boo