Është ngritur aktakuzë kundër një shkupjani i cili është përpjekur ta privojë nga jeta partneren e tij


Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar aktakuzë kundër një personi për vepër penale “vrasje” të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

I dyshuari akuzohet se më 02.09.2018, në shtëpinë familjare, me paramendim është përpjekur ta privojë nga jeta partneren e saj me të cilën ka bashkëjetuar. Ai e ka zgjuar partneren dhe pas një debati, motivi i të cilit ka qenë xhelozia, e ka kërcënuar me fjalët “sot duhet të vdesësh” dhe më pas me thikën e kuzhinës e ka therur.

Prokurori publik kompetent së bashku me aktakuzën ka dorëzuar propozim të veçantë për vazhdimin e masës paraburgim për shkak se ai mund të ikë dhe për shkak mundësisë se ai mund ta përsërit veprën.

Baby Boo