Është lën*duar një polic nga Kumanova gjatë përpjekjes që të arres*tonte një banor të Shtipit


Një nëpunës i policisë i Kumanovës është lën*duar kur një banor i Shtipit në ten*tim që të ikte me veturën e kishte tërhequr nëpunësin, konfirmoi sot MPB. Ngjarja kishte ndodhur në qendër të Kumanovës.

Sot rreth orës 13:30 në rrugën “Tane Georgievski” në Kumanovë, një nëpunës i policisë nga SPB Kumanovë, i cili kishte bërë veprime zyrtare me “karrotrec”, kishte vërejtur një veturë të parkuar keq “mercedes” me targa të Bullgarisë, pronë e M.P. (29) nga Shtipi dhe ka dhënë urdhër që automjeti të merret me “karrotrec”. Pas pak kishte ardhur pronari dhe në vend e kishte paguar dënimin për parkim të keq, pas çka automjeti ishte lënë.

“Në ndërkohë, pas kontrolleve të bëra, nëpunësi i policisë ka marrë informacion se personi është lëndë e hetimit dhe duhet të privohet nga liria. Në atë moment, M.P. tashmë kishte qenë në automjet dhe kur nëpunësi i policisë kishte ten*tuar që ta pengojë që të largohej, ai e kishte nisur automjetin dhe me të e kishte tërhequr nëpunësin e policisë, i cili gjatë kësaj kishte marrë lën*dime, pas çka kishte arritur që të largohej”, bën të ditur MPB. Vetura ishte gjetur, ndërsa M.P. është arratisur.

Policia ndërmori masa për zbardhje të rastit

Baby Boo