“Është koha për digjitalizim”, pagesa digjitale ul koston dhe rrit efikasitetin. Bezhoska: përgatisim projekt ligj të ri për shërbimet e pagesave


Metoda e pagesave digjitale, e cila gjithnjë e më shumë përdoret nga bankat vendore, iu krijon mundësi shitësve dhe konsumatorëve që gjithnjë e më shumë të bëjnë pagesa përmes kësaj metode.
“Digjitalizimi i pagesave ka potencial për të ulur ndjeshëm kostot, për të rritur efikasitetin dhe për të mundësuar qasje më të gjerë në shërbimet e pagesave. Me shtimin e teknologjive të reja digjitale për pagesa, konsumatorët dhe tregtarët sot kanë një gamë të gjerë të produkteve të cilat zgjedhin t’i paguajnë përmes kësaj metode”,- tha guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë, Anita Angelovska Bezhoska.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, po përgatitet një projektligj i ri për shërbimet e pagesave, i cili përmban në vete edhe direktivat dhe rregulloret e BE-së.
“Rregullorja e re e pagesave ka për qëllim nxitjen e konkurrencës në tregun e pagesave ku zakonisht këtu janë më të përfshira bankat, përmes kyçjes në sistemin Fintex.  Kompanitë do të mund të ofrojnë shërbime të reja të pagesave si dhe do të mund  të menaxhojnë me sistemet e reja të pagesave”,- u shpreh guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë, Anita Angelovska Bezhoska.
Konferenca e 11 kushtuar kësaj teme u organizua nga Banka Popullore në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Holandës.
Baby Boo