Është hequr ndalesa për shitje të alkoolit pas orës 19:00, përkatësisht 21:00

[20061108 (LA/A3) -- (no caption) -- PHOTOGRAPHER: Myung J. Chun Los Angeles Times 20061108 (LA/F7) -- BOTTLED UP: Single-malt Scotches that have been finished in various woods, such as Oloroso sherry or Burgundy casks. -- PHOTOGRAPHER: Myung J. Chun Los Angeles Times] *** [Chun, Myung J. -- - 116490.FO.1019.scotch.MJC -- Single malt Scotch whisky. Photo shot on Thursday, October 19, 2006.]

Është hequr ndalesa për shitje të alkoolit në tregti pas orës 19:00, përkatësisht orës 21:00, e vendosur në vitin 2008, pasi që Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për tregti, të cilat do të hyjnë në fuqi tetë ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të RM-së.

Baby Boo

Me ndryshimet më të reja ligjore, që deputetët i miratuan në mbledhjene djeshme kuvendore, lejohet edhe shitja e pijeve alkoolike në kiosqe, por mbetet ndalesa për shitje në shitoret në përbërje të pompave të benzinës.

Mbetet edhe ndalesa për shitje të alkoolit për persona më të rinj se 18 vjeç. Që të mund të shesin pije alkoolike, objektet tregtare edhe më tej duhet të posedojnë licenca adekuate. Këto ndryshime në Ligjin për tregti i kërkoi Oda ekonomike e Maqedonisë.

Ndryshimet në Ligjin për tregti hyjnë në fuqi tetë ditë pas publikimit të tyre në gazetën zyrtare.

Restorant Lumare