Është e vështirë të jesh femër në disa vende: Ky krim do ju trondisë


Është thjesht e vështirë që të jesh femër në disa vende. Një modele dhe personazh i njohur i jetës sociale në Irak, u qëllua për vdekje nga persona të panjohur teksa po udhëtonte drejt Bagdadit.

Tara Fares, 22 vjeç, humbi jetën në timonin e makinës së saj, një Porsche kabriolet.

Vdekja e saj ka shkaktuar mjaft zemërim në rrjetet sociale, ku ajo kishte ndërtuar reputacionin e saj me 3 milionë ndjekës në Instagram.

Ish-mbretëresha e bukurisë u dërgua në spital, por humbi jetën nga tre plumbat e marrë.

Ministria e Brendshme tha se ka nisur një hetim. Ngjarja e rëndë vjen pasi dy gra të përfshira në industrinë e bukurisë në Irak, u vranë brenda pak kohësh.

Rafeef al-Yaseri, që ka në pronësi një qendër bukurie dhe Rasha al-Hassan, një eksperte bukurie, humbën jetën në rrethana misterioze.

Baby Boo