Është bërë dezinsektimi i parë kundër mushkonjave në Shkup


Të dielën dhe të hënën në orët e hershme të mëngjesit është kryer faza e parë e dezinsektimit me aeroplan kundër mushkonjave në rajonin e Qytetit të Shkupit, në sipërfaqe të tërësishme prej rreth 15.000 hektarë.

“Dezinsektimi me aeroplan i përfshiu rajonalet urbane dhe lagjet periferike, të cilat me kënetat e tyre janë mjedis natyror i mushkonjave. Në vijim është edhe dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave të mëdha, e cila filloi të hënën, ndërsa do të realizohet deri të premten”, informojnë nga press shërbimi i Qytetit të Shkupit.

Përkujtojnë se këtë vit Qyteti i Shkupit ka kryer edhe dy dezinsektime tokësore dhe dy me aeroplan në rajonin e Qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave.

Baby Boo