Është arrestuar Stevçe Jakimovski, sot del para trupit gjykues


Ish kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski pas bastisjes së mbrëmshme është arrestuar dhe gjendet në njërën nga stacionet e policisë. Sot Jakimoski pritet të dalë para trupit gjykues në procedurë paraprake.

Sipas avokatit të Jakimovskit, Viktor Cvetkovski, arrestimi i Jakimoskit është sulm ndaj angazhimit politik të Jakimovskit.

Stevço Jakimovski mbrëm rreth orës 23:30 minuta është privuar nga liria, Në pajtim me Ligjin për procedurë penale vijojnë afatet dhe në 24 orët e ardhshme ai duhet të nxirret para gjykatës në procedurë paraprake. Deri atëher ai do të jetë në stacionin policor.presim sot të dalim para gjykatës në procedurë paraprake, ku do të dihet nëse do të ketë propozim-masa nga prokuroria dhe organet tjera kompetente”-theksoi Viktor Cvetkovski,avokat.

Ndryshe, Policia financiare ka nisur hetimet për disa veprime nga ana e komunës së Karposhit deri sa ishte nën udhëheqësinë e Stevço Jakimovsikit, shtëpia e të cilit u bastis dje.

Siç deklaroi ai për media, bëhet fjalë për dy veprime në vitin 2012 lidhur me barakat ku është e vendosur komuna dhe e treta ka të bëjë me një ndërtim në qendër në Zhdanec.

Sipas Jakimovskit, rasti i parë është se komuna ka pasur çështje të hapur gjyqësore me kompaninë që ishte për të ekzekutuar projektin, megjithatë nuk është tërhequr garancia bankare, kurse në rastin e dytë, sipas tij punët janë kryer sipas marrëveshjes.

Sipas tij, ai nuk mban asnjë lloj përgjegjësia, pasi që pas marrëveshjes punën i kryejnë shërbimet dhe garancia bankare.

Sipas tij, prapavija e këtij hetimi është që të bëhet presion para referendumit, pasi që ai kohë më parë deklaroi që do të bëjë thirrje për bojkot.

Ndërkaq pas bastisjes së shtëpisë së Jakoimovskit në Karposh, policia u drejtua drejt shtëpisë së tij të dytë në Zhdanec. Gjatë bastisjes prezent ishte edhe avokati i Jakimovskit, Viktor Cvetkovski.

Baby Boo