Është arrestuar njëherë për falsifikim monedhash: 6 fakte që s’i dini për Kadarenë


Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.

Kadare ka shënuar një numër rekord të përkthimeve me veprat e tij(në mbi 45 gjuhë të huaja). Më poshtë Metro ju sjelë gjashtë fakte që s’i keni ditur për të:

1. Në moshën12 vjeçare Kadareja është arrestuar nga regjimi i sapo vendosur komunist me akuzën falsifikues monedhash

2. Eksiston një fondacion në Francë me emrin “Mapo”, që jep çmimin “Kadare” për letërsi

3. Ismjal Kadare ka tymosur mariuhanë në Amsterdam, bashkë me gruan e tij Helenën. Këtë e ka bërë të ditur vetë Helena Kadare në librin e saj “Kohë e pamjaftueshme”

4. Më 30 maj 2016, presidenti francez François Hollande i ndau Kadaresë titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, titull që jepet vetëm për figurat e shquara botërore

5. Kadare ka jetuar në një pallat me shkrimtarin Dritëro Agolli në Tiranë, në Pallatin e Shkrimtarëve

6. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me cmimin Lerici Pea . Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve i janë mohuar liritë themelore.

Baby Boo