Është arrestuar ditën e djeshme në Iran mbesa e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei

Kjo ngjarje tregon se regjimi shtypës i revoltës paqësore të iranianëve që kërkojnë të drejta dhe liri nuk kursen askënd.

Farideh Moradkhani, një aktiviste politike dhe e të drejtave të njeriut u arrestua në Teheran për mbështetjen e protestuesve.

Burgosja e saj vjen pas 2 muajsh protestash të vazhdueshme, pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cili vdiq në shtator ndërsa ishte në paraburgim nga policia se nuk kishte vënë si duhet hixhabin.

Sipas një postimi në Tëitter të vëllait të saj, Mahmoud Moradkhani, gjithashtu një kundërshtar i regjimit që aktualisht jeton në Francë, gruaja 36-vjeçare “u arrestua dhe u dërgua në burg sot kur shkoi në prokurori për të kryer një urdhër gjykate”.

Inteligjenca e Gardës Revolucionare ka njoftuar se ka kapur edhe një shtetas iranio-britanik, i akuzuar si i përfshirë në protestat që Teherani gjykon të koordinohen nga jashtë për të destabilizuar vendin.

Baby Boo