ESHS: Përdorimi i transportit me autobus nga qytetarët, shënon rritje


Numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor të pasagjerëve në tremujorin e dytë të këtij viti është 11.467.000 dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur për 20.4 përqind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas llojit të transportit, numri i pasagjerëve të transportuar në transportin urban është rritur me 10,8 përqind, në transportin periferik me 29,4 përqind, në transportin ndërqytetës me 58,7 përqind dhe në atë ndërkombëtar me 62,6 përqind.

Në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, numri total i kilometrave të realizuara të pasagjerëve në transportin rrugor është rritur me 41 përqind.

Nga të dhënat statistikore rezulton se sipas llojit të transportit, numri i kilometrave të pasagjerëve në transportin urban është rritur me 14,9 përqind, në transportin periferik me 30,9 përqind, në transportin ndërqytetës me 52 përqind dhe në transportin ndërkombëtar rritja ka qenë 43,9 përqind.

Baby Boo