Escobar: Gjithmonë pranë popullit të Kosovës, por kjo s’dmth që do të jemi krah një individi (Kurtit)


Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka përsëritur se raporti mes Kosovës dhe ShBA-së është i fortë. Megjithatë, ai ka theksuar se nuk do të thotë që do të qëndrojnë krah një individi, që nuk e ndan instiktin për bashkëpunim.

Këto deklarata, Escobar i bëri në një bisedë me gazetarët, ku tha se do të vazhdojnë të jenë partneri më i madh i Kosovës.

“Më duhet ta përsëris se raporti i Kosovës me Amerikën është raport mes popujve. Dhe ky është raport i fortë. Ne do të vazhdojmë të jemi partneri më i madh…” – e nisi fjalën e tij z. Escobar.

Ai ka përmendur, se kanë pasur vështirësi me kryeministrin Albin Kurti, por thekson se kjo nuk mund të ndikojë.

“Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë se çfarë vështirësie që kemi me kryeministrin, nuk do ta ndikojë atë ndjesi.” – tha z. Escobar.

Tutje, ai u shpreh si vijon: “Por, do të jem shumë i sinqertë. ShBA-ja ka qenë mbështetësi juaj kryesor. Më dhemb të shoh se njerëzit mendojnë se ne disi po e çojmë marrëdhënien tonë, dhe angazhimin në Kosovë, për favore të Serbisë”.

Ai përmendi më pas shumë e shumë çështje në të cilat Amerika i kishte dalë kundër Serbisë në të mirë të Kosovës.

“Pse këto ndërtesa, pse kur iu kërkuam koordinim, ata s’u koordinuan? Kjo na tregon se si na shohin neve si partnerë.” – tha ai.

Tutje, ai deklaroi se nuk do të qëndrojnë krah një individi, në këtë rast kryeministrit Kurti, që nuk e ndan instiktin “për të bashpunuar e bashkërenduar”.

“Ne gjithmonë do të qëndrojmë krah popullit të Kosovës. Por kjo s’do të thotë që do të qëndrojmë krah një individi që nuk e ndan atë instinkt për të bashkëpunuar e për t’u bashkërenduar.” – tha ai.

ShBA-ja është konfuze, sipas Escobar, kjo pasi është parë që ka mungesë koordinimi dhe fleksibiliteti.

“më DUHET ta them që jemi krejtësisht konfuzë – edhe pse të bashkuar me BE-në – se pse kjo gjë po ndodh. Pse ka mungesë koordinimi dhe fleksibiliteti?” – tha ai.

Baby Boo