Escobar e takoi posa doli nga salla e takimeve, Ali Ahmeti tregon çfarë biseduan


Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka treguar se me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar në Ohër, kishin vetëm një përshëndetje të zakonshme.

Ndërsa ka folur për pritshmëritë pas përfundimit të takimit Kurti-Vuçiq, Ahmeti tha se dëshira e tij është që Kosova të shkojë përpara.

“Me z. Escobar pati një përshëndetje të zakonshme. Dëshira imë që Kosova të shkoj përpara. Uroj autoriteteve të Kosovës punë të mbarë”, tha Ahmeti në një prononcim për Kanal10.

Rundi maratonik i bisedimeve mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së, ka përfunduar tashmë.

Pas pak përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell pritet tu adresohet mediave rreth rezultateve të takimit.

Takimi maratonik i sotëm vjen pas takimit në Bruksel të mbajtur më 27 shkurt, kur Borrell njoftoi se të dyja palët ranë dakord se nuk nevojiten bisedime të mëtejshme për propozimin evropian dhe se kjo është korniza për normalizimin e marrëdhënieve. Në të njëjtën ditë u publikua teksti i marrëveshjes, i cili përmban 11 nene.

Baby Boo