Errësirë në rrugët e Kërçovës! Dehari: “Kemi restrikcione të ndriçimit për shkak krizës energjetike” (VIDEO)


Errësirë në orët e mesnatës në qytetin e Kërçovës, për shkak të ndërprerjes së ndriçimit elektrik.
Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari thotë se si pasojë e krizës globale me Energjinë Elektrike, kanë sjell vendim për restrikcione. Sipas tij ndriçimi publik aktivizohet në ora 17:30 deri ora 23 nëpër fshatra, ndërsa në qytet deri në mesnatë. Por pamjet që kanë marrë mediat tregojnë se edhe pas orës 17:30 disa lagje të qytetit dhe disa fshatra nuk kanë ndriçim publik.

“Krahasuar me një vit përpara muaji dhjetorë është tre fish më shtrenjtë ndriçimi publik dhe pritet fatura e muajit janar shkurt që do të vijë sigurisht pas 10 ditësh të jetë deri në 6 fish dhe sipas kësaj tendence i bie që deri në muajin qershor komuna të zhytet në borxhe dhe të pa aftësohet për të realizuar prioritete e bashkësive lokale, kërkesat kryesore që i kemi planifikuar në buxhetin e komunës, pas këtij njoftimi ram të gjithë dakord që të fillojmë me racionalizimin, që d.m.th. me ndërprerjen e ndriçimet publik në periudhë të caktuar”, theksoi Fatmir Dehari, kryetar i Komunës së Kërçovës.
Dehari përmendi edhe pagesën e taksave që paguajnë qytetarët nga 185 denarë për ndriçimin publik. Ai thotë se ajo taksë nuk është rritur pavarësisht shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Dëgjoj zëra të taksës komunale që përmenden se paguajnë, po fakt është por nëse ne do të bëjmë një krahasim të rritjes së energjisë elektrike rritjes së faktuarës së ndriçimet publik dhe taksës së qytetarëve ne nuk ngacmojmë në asnjë mënyrë apo qeveria e RMV nuk rrit taksën komunale në përputhje me rritjen e energjisë elektrike që të mbulojë harxhimet, për këtë arsye ne bëjmë një lloj ndërprerje ”, tha Fatmir Dehari, kryetar i Komunës së Kërçovës.
Në Komunën e Kërçovës në fazën e realizimit është projekti për ndriçimin Smart Light ose Ndriçimi i mençur, që pritet të jetë kursyes për buxhetin e qytetarit .

Baby Boo