Eros Grezda sqaron arsyet e ndarjes nga Oriola Marashi


Lidhja e Oriola Marashit dhe Eros Grezdës është përfolur shpesh për uljet dhe ngritjet, ndarjet e bashkimet.
Por duket se kësaj radhe raporti mes tyre është sqaruar njëherë e mirë dhe dyshja janë të bindur se mes tyre nuk mund të funksionojë dhe nuk do t’i shohim më bashkë.

Ditëve të fundit u përfol se futbollisti tashmë ka nisur një lidhje të re dhe historia me modelen I përket së kaluarës.

Në një prononcim për ‘PanoramaSport’ ai është shprehur se kjo do jetë hera e fundit që do flasë për lidhjen që ka pasur me modelen duke mbyllur çdo mundësi për një tjetër ribashkim.

Ai tha se nëse ndonjëherë do jenë bashkë, do jenë vetëm si shokë.
“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë.”

Baby Boo