Ermir Gjinishi: Ajo që bën Elvis Naçi, nuk është bamirësi. Është thjesht administrator i parave të shqiptarëve


Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për bamirësinë nëpër stacione televizive, duke marrë shkasë nga rasti i Elvis Naçit.

Sipas Gjinishit, aktiviteti i Naçit nuk mund të konsiderohet bamirësi në aspektin fetar.
“Çështja është tek fenomeni që ngre pikëpyetje. Mirë do të ishte të vinin nëpër studio, fakti që i shmangen, nuk ka kuptim.

Nuk e pengon institucioni asnjë lider fetar të ketë biznes të vetin dhe aktivitet të dytë. Problemi është, në rast se bie ndesh me interesat dhe rregullat e institucionit.

Një nga problemet është, nuk mund të bësh publicitet me bamirësinë. Ka rregulla bamirësia.

Ka pafund fondacione në botë, që nuk bëjnë kurrë të tilla gjëra. Bamirësia duhet të bëhet në mënyrë konfidenciale, sepse respektohet dinjiteti njerëzor. Ky është fondacion i ngritur mbi premisat fetare. Ti nuk mund të thuash bamirës, sepse paratë nuk janë të tuat. Këto janë administratorë. E gjithë kjo marrëdhënie është marrëdhënie besimi. Në fe kjo nuk lejohet“, tha Gjinishi.

Baby Boo