Ermali irritohet ndaj tubimeve zgjedhore: Pabarazi, kjo s’është normale


Këngëtari i mirënjohur shqiptar Ermal Fejzullahu është një nga zërat me të veçantë që ka tregu muzikor.
Ai nisi të këndoj qysh në moshën 6 vjeçare, duke marrë pjesë në festivale të ndryshme.

Duke qenë një nga këngëtaret më të kërkuar nga publiku shqiptar, ai për Indeksonline foli më shumë rreth aktiviteteve muzikore, gjendjes në të cilën gjendemi si pasojë e Covid-19, po ashtu edhe për risitë që pritet ti bëj në skenën muzikore.

Ai foli edhe rreth fushatave zgjedhore ku tha se kjo situatë nuk është normale. “Kjo s’është normale. Na jemi të irrituar prej këtyre fushatave, dhe po na nxisin irritimin edhe ma shumë. T’kishim qenë të barabartë krejt në rregull. Kjo pabarazia po na bën me u ndje edhe ma keq. Përderisa sa sallat e dasmave futën 1000 vet në fushatë elektorale dhe nuk mbahen dasma spo di. Nuk mund të marrësh asgjë sepse këtu askush nuk të bën hesap” tha ai.

Po ashtu Ermali tha se shumë shpejtë do të ketë edhe një këngë të re që sipas tij do jetë një surprizë e bukur. “Hala diçka konkrete nuk kam por së shpejti pritet një surprizë e bukur. Do të ketë edhe bashkëpunime. Me babin njëherë s’do të kem ndonjë këngë, por pretendoj që në të ardhmen me kënaqësinë më të madhe ta kem” tregoi ai.

Se çfarë planeve ka për vitin 2021, ai tha se nuk e din akoma. “Nuk e di. Nuk kemi diçka të qartë. Do të ketë këngë të reja që do ti hedh në treg. Tjetër nuk kam diçka, jemi tu e pa situatën me Covid qysh po shkon dhe ajo pak na ka mbajt peng.”

Baby Boo