“Erën tënde ndjej tani”, pasi “Stracciatella e saj” i dha fund beqarisë, Fifi nuk mban dot lotët!


Fifi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas herë ndan me ndjekësit detaje nga jeta e saj personale. Së fundmi, ajo ka shpërndarë një video ku duket shumë e prekur.

Teksa këndon një pjesë nga kënga “Jetike” e artistes Semi Jaupaj, asaj i mbushën sytë me lot. Fifi ka zgjedhur që të mos e tregojë arsyen e përlotjes dhe ndër të tjera ka shkruar se loti e çliron dhe nuk e lehtëson.

 “Bash me rruzat e gj*akut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike  @semijaupaj tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi ”, shkroi këngëtarja krahas videos

Baby Boo