Erdoganit nuk i pëlqejnë bisedimet dëshiron luftë: Përpjekjet për armëpushim do të dështojnë pa tërheqjen e Armenisë


Turqia tha të premten se përpjekjet e Francës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për t’i dhënë fund dhunës mes forcave azere dhe armene për Nagarno-Karabakut janë të paracaktuara të dështojnë, nëse ato nuk sigurojnë një tërheqje të forcave armene nga enklava.

Zëdhënësi presidencial turk, Ibrahim Kalin, tha se Ankaraja dëshiron një zgjidhje diplomatike, por çfarëdo përpjekje nga Grupi i Minskut është e paracaktuar të dështojë, nëse me të nuk bëhet thirrje për tërheqjen e trupave armene.
“Nëse ata po bëjnë thirrje vetëm për armëpushim, nëse ata po punojnë vetëm drejt armëpushimit, kjo nuk do të jetë asgjë tjetër përpos përsëritje e asaj që vazhdoi në rreth 30 vjetët e fundit”, tha ai.

Në kohën kur rajoni po përballet me përleshjet më të përgjakshme në 25 vjetët e fundit, Rusia është e vendosur të organizojë bisedime mes dy palëve të konfliktit, të cilat do të përfaqësohen nga kryediplomatët. Hapi i Rusisë erdhi vetëm një ditë pasi Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia e nisën diplomacinë e paqes në Gjenevë, shkruan Reuters.

Turqia e dënon atë që e quan okupim armen i tokave azere në Nagorno-Karabak, rajon i kontrolluar nga armenët, por që nga komuniteti ndërkombëtar njihet si pjesë e territorit të Azerbajxhanit. Ankaraja vazhdimisht i ka kritikuar përpjekjet e Grupit të Minskut – i përbërë nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara – për të arritur armëpushim në rajon, duke thënë se ky grup nuk ka bërë pothuajse asgjë gjatë tri dekadave të bisedimeve.

Baby Boo