Erdogani provokon Izraelin: Jeruzalemi është qyteti ynë


Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan hapi sesionin legjislativ të parlamentit turk të enjten me një fjalim të gjatë mbi Jeruzalemin dhe Palestinezët në të cilin ai deklaroi: “Jeruzalemi është qyteti ynë”. Erdogan iu referua sundimit të Perandorisë Osmane në Jeruzalem i cili zgjati me shekuj, më saktësisht siç deklaroi ai nga 1517 deri në 1917.

“Gjurmët e rezistencës osmane ende mund të shihen në atë qytet të cilin na u desh ta lëmë me lot gjatë Luftës së Parë Botërore. Kështu që Jeruzalemi është qyteti ynë” tha presidenti turk. Ai shtoi se muret e Jeruzalemit të cilat qëndrojnë ende dhe Kupola e Shkëmbit në Qytetin e Vjetër u restauruan nga Sulejmani i Madhërishëm i cili drejtoi Perandorinë Osmane nga 1520 deri në vdekjen e tij në 1956.

“Çështja e Jeruzalemit nuk është një problem i zakonshëm gjeopolitik për ne. Së pari Qyteti i Vjetër zemra e Jeruzalemit u ndërtua nga Sulejmani i Madhërishëm dhe paraardhësit tanë treguan respekt dhe e vlerësuan shumë atë qytet” deklaroi Erdogan.

Baby Boo