​Erdogani iu drejtohet delegatëve përpara bisedimeve Ukrainë-Rusi në Turqi, kërkon armëpushim të menjëhershëm

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se tani është koha për të pritur rezultate konkrete nga raundi i fundit i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Para takimi Ukrainë-Rusi, Erdogani u shpreh se u takon të dyja palëve të ndalojnë këtë tragjedi.Ai theksoi se nga një armëpushim i menjëhershëm do të përfitonin të gjithë.

“Ne mendojmë se jemi në një periudhë ku duhet të presim rezultate konkrete nga negociatat. Ju po vendosni themelet e paqes me direktivat e liderëve tuaj,” tha ai, duke theksuar se një armëpushim i menjëhershëm dhe paqja do të përfitonin të gjithë.

Ndërsa Turqia është një anëtare e NATO-s dhe Erdogan e karakterizoi pushtimin si “të papranueshëm” në fillimin e tij, presidenti është përpjekur të pozicionohet si një ndërmjetës i mundshëm për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës.

Erdogan u tha gazetarëve të premten se Ukraina dhe Rusia duket se kanë arritur një “mirëkuptim” për katër nga gjashtë temat e diskutuara gjatë negociatave, duke përfshirë qëndrimin e Ukrainës jashtë NATO-s si dhe pranimin e gjuhës ruse si gjuhë zyrtare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha javën e kaluar çdo ndryshim kushtetues që lidhet me garancitë e sigurisë do të duhet të vendoset përmes një referendumi dhe jo vetëm nga ai.

Baby Boo