Erdogan vlon nga inati pas lirimit të Osman Kavala, e arrestojnë pas dy ditësh përsëri


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ishte zemëruar me guximin e ‘komplotistëve’ në gjykatë që guxuan ta shpallin të pafajshëm Osman Kavala për protestat në parkun Gezi në Stamboll të 2013’s. Dy ditë në liri i lejuan Kavalas dhe e arrestuan përsëri këtë herë për grusht shtetin e dështuar të 2016’s e si bashkëpunëtor i Fetullah Gulen.

Me urdhër të gjykatës në Stamboll të datës 19 shkurt u arrestua biznesmeni Osman Kavala, si pjesë e hetimeve për grusht shtetin e dështuar të 2016’ në Turqi. Shpejt pas lirimit të tij nga akuza e kaluar pas gjyqit prokurorët nga Stambolli lëshuan urdhër arresti dhe e dërguan atë në qendrën kryesore policore në Stamboll. Pas procedurave ai është referuar në gjykatë.

Ai është ri arrestuar për akuzat “përpjekjen e rrëzimit të rendit kushtetues”, Kavala e ka mohuar akuzën rreth mbështetjes së supozuar të tij të grusht shtetit të 15 korrikut në vitin 2016 të orkestruar nga FETO.

Osman Kavala që ishte ndër nëntë të akuzuarit të liruar nga gjyqi nga 17 akuza kriminale në lidhje me protestat e parkut Gezi në Stamboll në vitin 2013. Pas vendimit të pafajësisë me 17 shkurt, shumë ligjvënës dhe anëtarë të partisë së Erdogan AKP shpërthyen kundër vendimit të gjykatës.

Erdogan qartazi i zemëruar e me një deklaratë të ashpër e më afër sa nuk ka ku shkon për një tiran që barazon veten me shtetin dhe popullin, e tani protestën e kundërshtimin e konsideron dhe e barazon me grusht shteti.

“Ngjarjet e Gezi ishin akt sulmi i neveritshëm që kishte shënjestër shtetin dhe popullin, sikur grusht shteti i ushtrisë” tha Erdogan. Ai vazhdoi me përçartjen duke shtuar se “ata e liruan Kavala me një manovër”.

Erdogan e akuzoi Kavala për lidhje me miliarderin amerikan George Soros, duke sugjeruar se kjo është “dëshmi se ai synonte të destabilizonte shtetin”.
“Ka disa njerëz të sojit Soros që nga pas perdeve kërkojnë ë turbullojnë situatën duke provokuar revoltë në disa shtete. Dega e tyre në Turqi ishte në burg, por ata guxuan ta shfajësojnë” shtoi Erdogan pa marrë parasysh procesin gjyqësor.

Në verën e 2013’s, një protestë relativisht e vogël në parkun Gezi në Stamboll u përshkallëzua në një valë protestash gjithë popullore kundër qeverisë ku mbetën 9 viktima, një polic dhe tetë protestues.

Baby Boo