Erdogan: Vaksina është arma e vetme kundër pandemisë


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, porositi qytetarët turk që të mos i marrin në konsideratë dezinformatat në lidhje me vaksinat kundër COVID-19, veçanërisht ato të përhapura në rrjetet sociale.
“Qytetarët tanë nuk duhet ta marrin parasysh ndotjen informative në lidhje me vaksinat, veçanërisht atë që po përhapet në rrjetet sociale”, tha Erdogan.

Presidenti turk këto komente i bëri në një fjalim në një shkollë në Stamboll me rastin nisjes së vitit të ri shkollor, ku tha se të gjithë duhet të veprojnë duke u nisur nga ideja që vendi nuk e ka më luksin që t’i privojë fëmijët nga shkolla, shkruan Anadolu.
Presidenti Erdogan tha se vendi i tij është i vendosur ta fillojë mësimin ballë për ballë, duke shtuar se është kusht që vaksinimi të vlerësohet si arma më mbrojtëse në dispozicion kundër pandemisë.

“…Ne radhitemi ndër vendet e parë për sa u përket mundësive që ofrojmë për vaksinim”, deklaroi Erdogan.
Ai po ashtu njoftoi numri i dozave të administruara deri më tani vullnetarisht në Turqi po shkon drejt shifrës 100 milionë.

Baby Boo