Erdogan uron Vuçiqin: Marrëdhëniet turko-serbe janë më të mirat në histori


Presidenti Aleksandër Vuçiq priti Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Tanjuz Bilgic, i cili përcolli përshëndetjet dhe urimet e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan me rastin e Ditës së Shtetësisë.
Erdogan shprehet në urimin e tij se është shumë i kënaqur “që marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi midis Turqisë dhe Serbisë, si rezultat i lidhjeve të ndërsjella në të gjitha nivelet, kanë arritur nivelin më të lartë në historinë e tyre”.
“Përpjekjet dhe lidershipi juaj padyshim kanë kontribuar shumë në atë sukses”, shprehet Erdogan në urim.

Presidenti turk thekson se “dëshira e tij e sinqertë” është të përfundojë autostradën Sarajevë-Beograd si një projekt miqësie dhe prosperiteti rajonal sa më shpejt të jetë e mundur.
“Unë do të doja të shpreh kënaqësinë time që këtë vit, brenda sesionit të tretë të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit, do të kem mundësinë të ju mirëpres në vendin tim dhe t’ju uroj shëndet dhe lumturi, si dhe prosperitet dhe mirëqenie për njerëzit miqësorë të Serbisë”, thuhet në urimin e presidentit Erdogan.
Ai theksoi se marrëdhëniet e mira serbo-turke janë gjithashtu të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Ambasadori Bilgic tha se marrëdhëniet Serbi-Turqi ishin në nivelin më të lartë në histori, falë dy presidentëve.

Baby Boo