Erdogan nxehet keq me presidentin gjerman Steinmeier


Pasi presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier i kishte thumbuar Erdoganin në fjalimin e tij para gazetarëve për sindikalistët, gazetarë dhe kundërshtarët politk turq të burgosur nga regjimi i Erdoganit.

Menjëher ka reaguar më plotë tension presidentit Erdogan.

Si është e mundurqë terroristët të bredhin në tokën tuaj? Pyeti Erdogan.

Erdogan ka devijuar nga fjalimi e tij, i cili për disa minuta shprazi gjithë mllefin kundër Gjermanisë, duke e akuzuar presidentin gjerman për “informacion të rremë”.

“PKK është në Gjermani me mijëra njerëz që ecin nëpër rrugë këtu. Ata ecin me fotot e mëdha të kreut të organizatës terroriste në rrugët më të rëndësishme të Gjermanisë. Kjo është e ndaluar edhe këtu? Pse kjo lejohet? A është e drejtë që këta njerëz që kanë vrarë mijëra njerëz, mund të ecin kaq hapur me ju? ”

Erdogan vazhdon tutje: “Njerëzit flasin për intelektualët. Pastaj ju duhet t’i definoni ata gjithashtu. Ata thonë se janë gazetarë. Nëse gazetari është pjesë e terrorizmit dhe gjyqësori turk e ka dënuar atë, si mund t’i mbrosh ata?

Darka e thirrur nga presidenti gjerman ka dalur jashtë kontrolli, pasi Erdogan filloi të akuzon Gjermaninë, me gjuhën e tij të njohur.

Baby Boo