Erdogan me fjalim antisemit në OKB: ‘Dora e fëlliqur’ po shtrëngon Jerusalemin


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbajti fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), pas Presidentit Amerikan, Donald Trump, që u krenua për paqen në Lindjen e Mesme, presidenti turk ishte shumë i ashpër e me retorikë armiqësore e mjaft kontroverse ku fillimisht e quajti ‘kolaboracionist’ atë pastaj shau Izraelin. Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, doli nga mbledhja pas fjalive të Erdogan që u konsideruan si antisemitizëm.

Erdogan goditi politikat e Izraelit në Jerusalem si dhe ato drejt Palestinezëve. “Okupimi dhe represioni ndaj Palestinës është plagë e hapur e njerëzimit” tha Erdogan.

Presidenti turk Erdogan tha se “dora e fëlliqur”- mesa duket ajo izraelite- “në vazhdimësi po e shton guximin” në vendet e shenjta në Jerusalem.

Erdogan lavdëroi palestinezët, për të cilët tha se “i kanë rezistuar politikave të dhunës dhe shtrëngimit të Izraeli për më shumë se gjysmë shekulli.”

Gilad Erdan, ambasadori i Izraelit në OKB u largua gjatë fjalimit të tij dhe akuzoi atë për antisemitizëm.

“Erdogan po vazhdon me gënjeshtrat dhe deklaratat antisemite për Izraelin, dhe është e rëndësishme që bota të dijë për standardin e dyfishtë me të cilin ai ka jetuar për shumë vite” theksoi Erdan.

Presidenti turk Erdogan akuzoi Presidentin Amerikan Trump se është ‘kolaboracionist’ me Izraelin dhe e quajti planin e tij ‘një dokument dorëzimi.” Ai shtoi se Turqia nuk do të mbështesë asnjë marrëveshje që nuk “pranohet nga populli palestinez” tha Erdogan. Ai vlerësoi se plani nuk ka kuptim përtej shërbimit të interesave të Izraelit për të gërryer parametrat ndërkombëtar.”

Erdogan pati edhe porosi për shtetet që planifikojnë të hapin ambasadat e tyre në Jerusalem, Erdogan tha se “shkelja e tyre e ligjit ndërkombëtar shërben vetëm për të ndërlikuar konfliktin.”

Vetëm SHBA dhe Guatemala tani për tani janë shtete me ambasada në Jerusalem, megjithëse disa të tjera , si Honduras, Serbia dhe Kosova, kanë deklaruar zotimin e tyre për të vendosur misionet e tyre diplomatike po ashtu.

Baby Boo