Erdogan kërcënon Zelandën e Re: Jepjani dënimin e merituar ekzekutuesit, përndryshe do të merremi ne me atë!


Ministri i jashtëm i Zelandës së Re në takim me Erdoganin për shkak të komenteve të tij për rastin makaber.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Xhasinda Ardern ka deklaruar se ministri i punëve të jashtme të Zelandës së Re, do të udhëtojë për në Turqi për të sqaruar komentet që i bëri Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan në lidhje me aktin famekeq ku humbën jetën 50 besimtarë myslimanë gjatë lutjes së të premtes.

Ekzekutuesi 28 vjeçar nga Australia i cili ekzekutoi në mënyrë të tmerrshme 50 besimtarë mysliman gjatë lutjeve të së premtes në dy xhami në Krastçurç, e shtyu Presidentin turk të reagojë.

Erdogan bëri thirrje që Zelanda e Re të miratojë dënimin me ekzekutim dhe ka paralajmëruar se këtë do ta bëjë Turqia nëse nuk merr masa shteti i Zelandës së Re.

Ai ka thënë se ekzekutuesi ka kërcënuar vetë presidentin por edhe Turqinë.

“Zv/Kryeministri jonë do ti kundërvihet deklaratave të tilla të Turqisë”, ka thënë Arndern para gazetarëve.

Piters më herët e kishte thirrur Turqinë që të ndalojë emetimin e videos të rastit në Zelandë të Re, ku ekzekutuesi kishte filmuar veten gjatë aktit por për këtë ka reaguar ashpër Zelanda e Re duke thënë se me emetimin e kësaj videoje rrezikohet jeta e popullit të Zelandës së Re nëpër botë.

Baby Boo