Erdogan: Jemi krenarë që sot festojmë 100-vjetorin e Republikës sonë


Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka shkruar një mesazh urimi me rastin e 100-vjetorit të Republikës së Turqisë, raporton Anadolu.

“Ne po përjetojmë emocione dhe krenari që sot festojmë 100-vjetorin e Republikës sonë. Përgëzoj nga zemra qytetarët tanë që jetojnë në vendin tonë dhe në mbarë botën për 29 Tetorin – Ditën e Republikës”, ka shkruar Erdoğan në rrjetet sociale.

Në rrjetet sociale të Presidencës së Republikës së Turqisë është publikuar një mesazh urimi me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës.

“Me respekt nderojmë të gjithë heronjtë tanë, veçanërisht themeluesin e Republikës sonë, Mustafa Kemal Ataturk, i cili me vetëmohim luftoi për të fituar luftën për pavarësi dhe që ky vend të bëhet atdheu ynë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat tona që Republikën e Türkiyes, të cilën e themeluam duke paguar një çmim të lartë 100 vjet më parë, ta ngremë mbi nivelin e qytetërimeve moderne, me ndjenjat e komunitetit, solidaritetit dhe vëllazërisë”, thuhet në mesazh.

Në Republikën e Turqisë sot shënohet 29 tetori, Dita e Republikës dhe 100-vjetori i shpalljes së Republikës së Türkiyes me manifestime, programe dhe aktivitete të shumta. Dita e Republikës festohet në të gjithë vendin, nga Istanbuli, Ankaraja, Izmiri, Trabzoni deri në Gaziantep dhe Kahramanmaras.

Një delegacion i kryesuar nga presidenti Erdoğan, ka vizituar Anitkabir, mauzoleumin e themeluesit të Republikës moderne të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, me rastin e 29 tetorit. Me atë rast u intonua himni kombëtar i Republikës së Türkiyes dhe u vendosën lule. Presidenti Erdoğan më pas shkroi një mesazh në Librin e kujtimeve.

Festa kombëtare Dita e Republikës në Turqisë shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923. Republika u shpall nga udhëheqësi ushtarak Mustafa Kemal Ataturk, i cili më pas u zgjodh nga Asambleja e Madhe Kombëtare e vendit si presidenti i parë i Türkiyes moderne.

Një nga festat më të mëdha kombëtare shënohet me një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, përfshirë vendosjen e kurorave në Anitkabir, mauzoleumin e Ataturkut.

Baby Boo