Erdogan inspektoi xhaminë Çamlıca nga helikopteri


Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, inspektoi nga lartësia xhaminë e re njëherësh edhe xhamia më e madhe ne Turqi.

Fotoja e shkrepur nga fotografisti i presidencës gjeti një shtrirje masive ne rrejte-sociale.

Ndryshe, Xhamia Çamllëxha (Çamlıca) që është ndërtuar në kodrën më të lartë të Stambollit u para disa dite u hap për ibadet. Ezani i parë në xhami, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2013 dhe që zgjati 6 vjet, u këndua me namazin e mëngjesit.

Krahas vendit për falje, xhamia Çamllëxha ka edhe 11 mijë metra katrorë për muze, 3 mijë e 500 metra katrorë për galeri të arteve, 3 mijë metra katrorë për bibliotekë, sallë të konferencave me kapacitet 1 mijë persona, 8 punëtori arti dhe 3 mijë e 500 metra katrorë parking të mbyllur për makina.

Kubeja e xhamisë me diametër 34 metra simbolizon Stambollin.

Baby Boo