Erdogan inauguron xhaminë e re në sheshin e famshëm Taksim në Stamboll (VIDEO)


“Tashmë në sheshin Taksim, një prej vendeve më të bukura të Stambollit nuk do të mungojnë besimtarët për xhaminë, ezani nga minaret dhe ajetet kuranore nga kupola e saj”, tha Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot ka inauguruar xhaminë e re në sheshin e famshëm Taksim në Stamboll.
Në fjalën e tij në hapjen e xhamisë, Erdogan përshëndeti të pranishmit dhe uroi që xhamia të shërbejë për të mirë.

Ai tha se në sheshin Taksim në të kaluarën mungonte një xhami, madje nuk kishte as një faltore dhe fatkeqësisht nuk lejohej ndërtimi i saj, por që tashmë në sheshin Taksim, një prej vendeve më të bukura të Stambollit nuk do të mungojnë besimtarët për xhaminë, ezani nga minaret dhe ajetet kuranore nga kupola e saj.
“Xhamia jonë Taksim me arkitekturën në përputhje me zonën historike Beyoğlu si një ndër projektet e rralla në vend dhe në botë me mënyrën inxhinierike të saj, tashmë ka zënë vendin e saj të përzgjedhur në mesin e simboleve të Stambollit”, theksoi Erdogan.

Ai bëri të ditur se krahas vendeve të adhurimit me bibliotekën dixhitale, hapësirat për lexim dhe të ekspozitave xhamia Taksim do të jetë gjithashtu një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës dhe artit të Stambollit.
“Xhamia është ndërtuar mbi një sipërfaqe prej 2.5 dynymë, me një kube 33 metra të lartë, një minare rreth 65 metra të lartë dhe brenda në hapësirën e saj të mbyllur mund të falen 4.000 persona. Çdo gjë e përdorur në ndërtimin e xhamisë është zgjedhur me kujdes. Xhaminë e Taksimit e shoh si një përshëndetje për Xhaminë Ajasofja që e inauguruam pak kohë më parë dhe si dhuratë për 568-vjetorin e çlirimit të Stambollit”, tha presidenti Erdogan.

Në vazhdim Erdoğan tha se “Xhamia Taksim u ndërtua në Stamboll pas një beteje gati një shekull e gjysmë. Ideja për ndërtimin e një xhamie në këtë shesh daton që nga vitet e lu*ftës Osmano-Ruse të 1877-1878, e cila njihet si Lu*fta e 93-të. Edhe gjatë viteve të Lu*ftës Çlirimtare të vendit tonë kjo ide erdh përsëri në rend dite si simbol i pavarësisë dhe vullnetit të popullit tonë”.

https://www.youtube.com/watch?v=Dz2rOlzKcqo&feature=emb_title

Baby Boo