Erdogan i kërkon Papës të ndihmojë në çështjen e palestinezëve


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi Papa Françeskut të ndihmojë në mobilizimin e botës për të miratuar san*ksione kundër Izraelit për “mas*akrën” e tij ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës. Turqia ka shtuar angazhimin diplomatik për situatën në Gazaa dhe telefonata midis Erdoganit dhe Papa Françeskut u zhvillua në këtë vijë.
Erdogan i tha Papa Françeskut se “palestinezët do të vazhdojnë t’i nënshtrohen një mas.akre nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e dë*non Izraelin me san*ksione”, tha presidenca turke.

Sipas Turqisë, mesazhet e Papës janë të një rëndësie të veçantë për të “mobilizuar botën e krishterë dhe bashkësinë ndërkombëtare”.
Të dielën, Papa Françesku, tha se humbja e jetëve të pafajshme në Gaza ishte “e tm*errshme dhe e papranueshme”.
Erdogan, i cili ka mbështetur çështjen palestineze gjatë qeverisjes së tij 18-vjeçare, ka folur vazhdimisht kundër veprimeve të Izraelit.

Ai i tha Papës se “i gjithë njerëzimi duhet të jetë i bashkuar kundër” Izraelit.
Në përpjekje për të marrë mbështetje ndërkombëtare për san.ksione të mundshme ndaj Izraelit, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu bisedoi me homologun e tij britanik, Dominic Raab.
Cavusoglu i tha Raabit se është “thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të bëj një reagim të fortë” ndaj ag.resionit të Izraelit, tha një burim i ministrisë së jashtme turke.

Izraeli ka vazhduar edhe të hënën në mëngjes fushatën e su*lmeve ajrore në qytetin e Gazës, pavarësisht thirrjeve për t’i dhënë fund lu*ftës.
Aeroplanët lu*ftarakë izraelitë ndërmorrën 80 su.lme ajrore në disa zona të qytetit të Gazës, menjëherë pasi militantët e Hamasit hapën një breshëri ra*ketash në Izraelin jugor.
Përmes një deklarate, Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tha se “avionët lu.ftarakë po go*dasin objektivat e te*rroristëve në Rripin e Gazës”.

Ushtria tha se ka shkatërruar 15 kilometra tunele të militantëve si dhe shtëpitë e nëntë komandantëve të pretenduar të Hamasit.
Zyrtarët palestinezë në Gaza thonë se e diela ishte dita më vd.ekjeprurëse që nga fillimi i lu.ftimeve me Izraelin.
Nga su.lmet ajrore izraelite janë vr.arë më shumë se 40 njerëz, thanë zyrtarët shëndetësorë që kontrollohen nga Hamasi.

Grupi militant islamik Hamas filloi su.lmin me ra.keta në Izrael, pas disa javësh tensionesh në Jerusalem mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Su.lmet pasuan kundërshtimet për një çështje gjyqësore për të dëbuar disa familje palestineze në Jerusalemin Lindor dhe në shenjë hakmarrjeje për përplasjet e policisë izraelite me palestinezët pranë xhamisë Al-Aksa të qytetit, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.
Izraeli në shenjë hakmarrjeje nisi su.lme ajrore dhe artilerie në Gaza.

Baby Boo