Erdogan: Fitorja ndaj Corona-s vjen me Bajramin


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se bllokada tre-ditore do të vendoset në 31 qytete të vendit duke filluar nga e premtja, dhe se kufizime të ngjashme do të vazhdojnë deri në Bajram, në fund të majit.

Duke folur pas një mbledhje të kabinetit, Erdogan tha të hënën se një plan dhe orar për t’u rikthyer në normale do të shpallet së shpejti. Kjo vjen pas një bllokade katër-ditore fundjavën e kaluar, ku në të ishte një festë kombëtare dhe fillimin e muajit musliman të Ramazanit.

“Duke mposhtur Covid-19, Turqia shpreson të ketë një festë të dyfishtë në fund të Ramazanit,” tha Erdogan.

Udhëheqësi turk tha se për shkak të muajit të agjërimit, Ankaraja po evakuon 25,000 shtetas turq nga shumë vende të botës, duke shtuar se 40,000 tashmë janë kthyer në shtëpi nga zonat e prekura nga pandemia

Baby Boo