Erdogan fiton sërish zgjedhjet në Turqi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në turqi ka konfirmuar fitoren e presidentit turk, Erdogan. Me këto zgjedhje përmbyllet edhe procesi i futjes së sistemit presidencial në Turqi.

Baby Boo

Tani është zyrtare. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Turqi, Erdogan ka fituar zgjedhjet presidenciale që në raundin e parë. Erdogan ka siguruar “shumicën absolute të votave”, u shpreh kreu i Komisionit, Sadi Güven natën e së hënës, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Sipas komisionit janë numëruar 98% e votave. Me këto zgjedhje përmbyllet edhe procesi i futjes së sistemit presidencial në Turqi. Erdogan është kreu i shtetit, qeverisë dhe partisë në të njëjtën kohë.

Pak orë para daljes publike të kreut të komisionit zgjedhorm Güven, kishte dalë vetë presidenti Erdogan para zgjedhësve. “Sipas të dhënave populli ynë më ka dhënë detyrën e presidentit dhe kreut të qeverisë”, tha Erdogan, duke theksuar se rezultatet nuk ishin për momentin zyrtare.

Ndërsa në zgjedhjet parlametare, partia islamike-konservatore, AKP pas numërimit të 80% të votave, ka marrë rreth 43% të tyre. Partneri i koalicionit, nacionalistët e MHP-së kanë marrë 11%. Sipas të dhënave aleanca qeveritare mund të marrë kështu më shumë vende në parlament se sa ishte planifikuar, konkretisht më shumë se 340 vende nga 600 gjithsej.

Restorant Lumare