Erdogan: E gjithë bota duhet të dijë se çfarë është Izraeli, shteti i te*rrorit


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se e gjithë bota duhet të dijë se çfarë është Izraeli, shteti i te*rrorit.

Erdoğan e bëri këtë vlerësim në një ceremoni inaugurimi të një autostrade në Stamboll.
“E gjithë bota duhet të dijë se çfarë është Izraeli, shteti i terr*orit”, u shpreh ai duke folur për su*lmet e fundit të Izraelit ndaj palestinezëve.

Të paktën 233 palestinezë janë vr*arë, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra ndërsa më shumë se 1.700 të tjerë janë pla*gosur nga su*lmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 10 maji.
Pas 11 ditëve të agresionit izraelit, një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti midis Hamasit dhe Izraelit hyri në fuqi sot në orët e para të mëngjesit.

Ai duke iu bërë thirrje të rinjve u shpreh: “Të rinj, ju duhet shumë mirë ta njihni, shumë mirë ta kuptoni këtë shtet të te*rrorit, Izraelin. Ajo që pret bota dhe njerëzimi është se çka është Izraeli, ky shtet i te*rrorit”.
Më tej presidenti turk theksoi se të gjithë të persekutuarit e botës e presin ditën kur një Turqi e fuqishme do të ngrihet në këmbë.

Baby Boo