“Erasmus”, burg deri në 2,5 vjet për profesorët e ekonomisë


Profesorët e Fakultetit Ekonomik që kanë kërkuat para dhe seks për notë, morën dënime me burg dhe ndalim të ushtrimit të profesionit për 10 vitet e ardhshme. Bobek Shuklev mori dy vjet burg. Tarifa për të shkruar dy nota kalimtare ishte 1.000 euro. Për ndihmë gjatë provimit nga studentet ka kërkuar edhe marrëdhënie intime. Kolegët e tij Dragi Janev dhe Slave Ristevski u dënuan me dy vjet e gjashtë muaj. Tek ta për gjashtë, tarifa ishte midis 500 dhe 1.000 euro. Stojan Debarliev është liruar nga faji, ndërsa asistenti Dragan Denkovski i cili ka qenë ndërmjetës është dënuar me dy vjet burg me kusht i cila nuk do të aktivizohet nëse nuk kryen vepër penale në pesë vitet e ardhshme. Prokuroria rastin “Erasmus” e hapi në vitin 2016 me dyshimin se në Fakultetin e Ekonomisë ka tarifë për kalimin e provimeve tek profesorë të caktuar.

GJYKATA THEKSOI SE SI RRETHANË VEÇANËRISHT LEHTËSUESE QË E KA VLERËSUAR DHE E KA MARRË NË KONSIDERATË NË ZBATIMIN E DISPOZITAVE LEHTËSUESE ËSHTË MOSHA, POR NUK MENDOJ SE MOSHA DUHET TË VLERËSOHET SI RRETHANË LEHTËSUESE SEPSE AJO RRETHANË NUK I KA PENGUAR TË PANDEHURIT TË KËRKOJNË SHËRBIME SEKSUALE DHE TË KËRKOJNË PARA PËR TË DHËNË PROVIME”-THA IVANA TRAJÇEVA, PROKURORE.

Baby Boo