Era lu*ftë, shumë shtete evropiane u bëjnë thirrje shtetasve të tyre të largohen menjëherë nga Ukraina


Shtetasit britanikë që zgjedhin të qëndrojnë në Ukrainë nuk duhet të presin një evakuim ushtarak nëse shpërthen konflikti me Rusinë, tha të shtunën për Sky News Ministri i Mbrojtjes, James Heappey.

“Shtetasit britanikë duhet të largohen menjëherë nga Ukraina me çdo mjet të mundshëm dhe nuk duhet të presin, siç e panë në verë me Afganistanin, se do të kishte ndonjë mundësi për një evakuim ushtarak”, tha ai.
Situata alarmante mes Rusisë e Ukrainës ka bërë që SHBA-të të bëjnë një paralajmërim që sulmet ruse mund të fillojnë këto ditë. Përveç SHBA-së, Britanisë edhe Greqia u ka bërë thirrje shtetasve grekë që ndodhen në Ukrainë që të kthehen në vendin e tyre.

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka njoftuar se qytetarët grekë që ndodhen në Ukrainë ose që udhëtojnë drejt vendit duhet të këshillohen dhe të mbajnë kontakte me ambasadën në Kiev.

Po ashtu edhe Izraeli ka kërkuar nga shtetasitë izraelitë që të largohen nga Ukraina dhe t’i shmangin qendrat e tensionit.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën javën e ardhshme.

Baby Boo