Era Istrefi rrezikon performancën në Botëror, Rusia nuk i jep vizë?


Kampionati Botëror i Futbollit, që mbahet çdo katër vjet këtë vit do të zhvillohet nga datat 14 qershor deri me 15 korrik në Rusi, ndërsa kjo është njëra ndër ngjarjet më të ndjekura në botë, që mbledh me miliarda shikues, qofshin ose jo adhurues të futbollit. Këngëtarja nga Kosova Era Istrefi do të jetë zëri i këtij kampionati botëror, duke bashkëpunuar me Will Smith dhe Nicky Jam me këngën “Live it up”. Por, Istrefi mund të ketë një problem me vizën për në Rusi

Janë të njohura telashet e saj të dikurshme me ambasadat, për shkak të kufizimeve që ka pasaporta e Kosovës. E ndonëse në janar të vitit të kaluar Era u pajis me një pasaportë shqiptare, Rusia ia mbylli dyert. Vitin e kaluar, Era Istrefi ishte ndër artistet ndërkombëtare të ftuara në një prej organizimeve më të mëdha të muzikës në kontinent, festivali Europa Plus. Por, fatkeqësisht, nuk mundi të ngjitej në skenën e Moskës krah artistëve të tjera si Dua Lipa, Bebe Rexha, apo Arilena Ara. Në pikëpyetje mbetet ende performanca në skenë krah Nicky Jam dhe Will Smith në finalen botërore. Këtë gjë e bëri publike edhe mamaja e Erës, Suzana Tahirsylaj. “Tani duhet të merremi me vizën e Rusisë. Erës i duhet të kthehet në Shqipëri dhe në Kosovë për t’u marrë me to”, -tha Tahirsylaj.

Baby Boo