Era Istrefi niset për në Moskë, e gatshme për të përformuar në Botëror…


Këngëtarja Era Istrefi është nisur në Moskë të Rusisë për t’u bërë gati për përformancën e karrierës së saj në finalen e Botërorit.

Një nga këngëtarët më të suksesshme shqiptarë në botë, Era Istrefi, është e përzgjedhura për të kënduar në ngjarjen më të madhe sportive, finalen e kampionatit botëror, të dielën më 15 shtator, shkruan Gazeta Express.

Njoftimin se është nisur në Moskë, Era e ka bërë përmes një instastory. “Ndalesa e ardhshme, Moska”, ka shkruar ajo.

Era Istrefi do ta këndojë himnin e këtij botëroti “Live it UP” në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam.

Në finale e Botërorit Rusia 2018 do të përballet Kroacia me Francën.