Era Istrefi këngëtarja shqiptare, që do të këndojë në finalen e Botërorit


Ajo do të hyjë në hsitorinë e Kupës së Botës, si e para shqiptar ose shqiptare, që prek Kupës së Botës, ish Kupën Zhyl Rime

Këngëtarja prishtinase, Era Istrefi, do të jetë të dielën në qendër të vëmendjes së ceremonisë përmbyllëse të Botërorit.
Ku këngëtarja shqiptare do të këndojë këngën “Live it Up” së bashku me Will Smithin dhe Nicky Jamin në Luzhniki Stadium gjatë ditës së diele (15 korrik). Një këngë e treshes së famshme, kjo, që deri më tani është shikuar mbi 100 milionë herë në YouTube, sipas statistikave.

Por, përveç këngës në këtë ngjarje mbarë botërore, këngëtarja shqiptare do të hyjë në hsitorinë e Kupës së Botës, si (i)e para (shqiptar) shqiptare, që prek Kupës së Botës, ish Kupën Zhyl Rime, në finalen Russia 2018, Kroacia – Franca.

Ndryshe, Franca dhe Kroacia do të takohen në finalen e madhe në ora 17:00 në kryeqytetin rus, Moskë, Luzhniki Stadium gjatë ditës së diele (15 korrik), dhe do të ndiqen nëpërmjet ekranit nga 2/3 e gjithë planetit.