Era Istrefi bën shqiponjën, a do ta “dënojë” FIFA?!


Edhe shqiptarët duhet të jenë krenar për finalen e këtij Botërori, ku në ceremoninë para ndeshjes ishte Era Istrefi, e cila interpretoi këngën zyrtare të Rusi 2018.

Era ishte shprehur më herët se momenti më i bukur i këtij Botërori ishte pikërisht kur Xhaka dhe Shaqiri i shënuan Serbisë. Por dy futbollistët e Zvicrës me origjinë shqiptare, u ndëshkuan me gjobë nga FIFA për festimin e tyre me simbolin e shqiponjës.

E si për ironi, tashmë shqiponja nuk mungoi as në finalen e Moskës. Era Istrefi ka publikuar një foto teksa bën simbolin e shqiponjës me duar në profilin e saj të “Instagramit”.

Baby Boo