Epidemiologu në Maqedoni: Ato që nuk e besojnë coronavirusin le të shkojnë në Klinikën Infektive të shohin se si humbet jeta (VIDEO)


Epidemiologu Dragan Danillovska në itnervistë për TV24 ju bëri thirrje atyre personave që nuk besojnë coronavirusin të shkojnë në spital dhe të shohin se si duken të sëmurë dhe se si humb jetën nga virusi i rrezikshëm.

“Të gjithë ata që nuk besojnë, që mendojnë se është një lloj teatri në nivel botëror, ju bëj thirrje të shkojnë në Klinikën Infektive dhe të shohin se si duken të të sëmurë dhe si vdiset nga Covid-19”, tha Danilovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se nevojitet kohë që të lehtësohen masat dhe të shihet reagimi pas lehtësimit të masave, dhe më pastaj të bisedohet për tubime masive.

“Varet nga ngjarjet. Për t’u relaksuar masat, duhet të shohim se si do të shkojë puna me sëmundje në popullatë, dhe më pas duhet të vendosim. Para fillimit të muajit maj mund të marrim disa indikacione në këtë kuptim”, tha Danilovski.

Baby Boo