Epidemia po dobësohet, po bëhet plan për lehtësimin e masave


Numri i të sëmurëve nga Kovid-19 në vendin tonë po ulet, epideMEDIAL po dobësohet dhe autoritetet tashmë nga java e ardhshme paralajmërojnë lehtësimin e masave, kthimin në punë të administratës, kopshteve dhe të gjitha kompanive dhe subjekteve të cilat janë mbyllur.

Zgjedhjet, kurdo që të mbahen duhet të realizohen sipas protokollit të rreptë për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve i përgatitur nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, ndërsa udhëtimet në muajt e verës do të koordinohen me vendet fqinje.

Në 24 orët e kaluara janë bërë 113 testime, ndërsa janë konfirmuar shtatë raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1.518, numri i pacientëve të shëruar është 992, i të vdekurve është 85, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 441.

Baby Boo