Enti i Statistikave nuk do të kërkojë vazhdimin e regjistrimit të popullsisë


Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski deklaroi për Alsat se përfundimisht nuk do të kërkohet kohë shtesë për procesin e regjistrimit, ai shprehet i bindur se procesi do të përfundoj në afatin e paraparë me ligj.

Jemi organizuar mirë, që deri nesër gjithçka të përfundojmë dhe nuk do të kërkojmë vazhdim – tha Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.
Për vazhdimin e regjistrimit edhe partitë politike me qëndrime të ndara. Dje nga LSDM thanë se nuk kan qëndrim konkret derisa nuk ka kërkesë zyrtare nga Enti. Ndërsa nga BDI thanë se do të mbështesin çdo nevojë të institucionit përkatës. Ndërsa nga Aleanca kërkuan vazhdim urgjent të regjistrimit duke u sjellë ligj në Kuvend. Nga VMRO thanë se nuk do marrin pjesë në seancë të mundshme të Kuvendit për vazhdimin e procesit të regjistrimit.

Baby Boo