Enis Bardhi thotë se “Euro 2020” do të jetë një mësim i mirë për Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut i humbi tri ndeshjet e fazës së grupeve në “Euro 2020”.
Maqedonët ndeshjen e fundit e humbën sot nga Holanda me rezultat 3-0.
Mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka deklaruar se Kampionati Europian “Euro 2020” do të jetë një mësim i mirë për ta.

“Ne do ta kujtojmë këtë paraqitje në Evropian për pjesën tjetër të jetës. Do të jetë shkollë dhe përvojë që do të na jap forcë për sfidat e ardhshme dhe që të kualifikohemi sërish në ngjarje të mëdha. Kështu do të dëshmojmë se Maqedonia ka kualitet. Ndeshja me Holandën ishte emocionale për shkak të Goran Pandevit. Të gjithë e dimë se sa ka dhënë ai për këtë ekip nacional. Ai është lojtari më i madh në histori të Maqedonisë. Duhet të kemi forcë të vazhdojmë në gjurmët e tij. Një shembull për të gjithë ne. I dëshiroj atij dhe gjithë familjes Pandev fat dhe shëndet”, ka thënë Bardhi.

Bardhi ka deklaruar se Maqedonia e Veriut po e ndryshon mentalitetin për të mirë.
“Kjo gjeneratë kishte sukses me U21 dhe tani me ekipin A. Kemi pasur tri apo katër javë të vështira. Duhet të pushojmë pak. Duam të luajmë në ngjarje të mëdha sërish. Maqedonia po e ndryshon mentalitetin. Të gjithë e dinë tashmë dhe ne duhet ta përsëritim këtë sukses”, ka theksuar Bardhi.

Baby Boo