Engel i tërheq vërejtje Vuçiqit pas lavdërimit të Millosheviqit

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh anëtar i lartë i Komisionit për Punë të Jashtme të këtij institucioni, Eliot Engel, ka kritikuar ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Baby Boo

Politikani demokrat amerikan ka reaguar ndaj kreut të shtetit serb, pas deklaratave që ai bëri gjatë vizitës së tij në Kosovë, në fundjavën që lamë pas.

Presidenti i Serbisë ka lavdëruar ish-diktatorin jugosllav, Sllobodan Millosheviq, teksa ka folur para një turme njerëzish në veriun e Mitrovicës.

Engel ka thënë se Vuçiq “duhet të ndalet së dhëni deklarata kundërthënëse”.

“Nuk mund të bësh thirrje për paqe dhe pajtim në Kosovë, përderisa në të njëjtën kohë lavdëron Sllobodan Millosheviqin, i cili ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve”, ka deklaruar Engel.